Ndini Tavani, prokuror në Prokurorinë e Tiranës njëherazi edhe kandidat për SPAK, ndodhet sot para vettingut. Trupa gjykuese që do të hetojë për tre kriteret e vlerësimit ndaj tij, pasugirnë e figurës dhe aftësitë profesionale, përbëhet nga Roland Ilia, Alma Faskaj dhe Brunilda Bekteshi.

“Detyrën e ka nisur në vitin 2006-2007 në Durrës e më tej në Lushnje dhe më pas nga 2008-2012 ne vlore dhe nga ky vit në Tiranë.

ILDKPKI- në raport ka konkluduar se prokurori Ndini Tavani ka kryer deklarim të saktë dhe nuk ka mungesë të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurisë gjithashtu nuk gjendet në situatën e konfiktit të interesit.” u shpreh relatorja Brunilda Bekteshi e cila shtoi ndër të tjera se KPK ka kryer një hetim më të thelluar në lidhje me pasuritë e subjektit në fjalë. Ndini Tavani ka hetuar disa prej dosjeve më të përfolurav të viteve të fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb