TIRANË

Një tjetër prokuror kalon me sukses vettingun. Bëhet fjalë për Edvin Kondilin prokurori i Krimeve të Rënda, i cili është njëkohësisht kandidatë për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion, një institucion i ri në kuadër të reformës në drejtësi.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për Kondilin bazuar në tre kriteret e rivlerësimit.

Prokurori që hetoi trafikun e 613 kilogramë kokainë që u kapën në një kontenier me banane në portin e Durrësit, nuk kishte probleme me pasurinë, pastërtinë e figurës apo aftësitë profesionale.
Në sitën e Vettingut gjatë muajit qershor dhe korrik do të kalojnë të gjithë prokurorët që kanë aplikuar për SPAK.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb