Për shkak se vetëm një prej prokurorëve kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë kaloi sitën e vettingut, Prokuroria e Përgjithshme ka rihapur sërish garën për këtë institucion. Në thirrjen e publikuar në faqen zyrtare të prokurorisë së Përgjithshme ftohen prokurorët të kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Në këshillin e Lartë të Prokurorisë do të jenë 6 anëtarë prokurorë, nga të cilët: 1 nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 anëtaë nga Prokurorite e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb