TIRANE

Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Kamzës, Rakip Suli denoncoi ditën e sotme se punonjësit e kësaj bashkie po ushtrojnë presion ndaj qytetarëve që këta të fundit mos të votojnë.

Në një dalje publike për mediat Suli pohoi se qytetarët ndihen të kërcënuar, ndërsa nuk kurseu ironitë për kryetarin aktual të bashkisë, Xhelal Mziu.

“Mendoj se ka garë. Se ka dhje kandidat tjetër. E lamë ne jashtë ata. Sot është ditë që qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit do t’i kthejnë një faqe tjetër. Është e vetmja bashki në Shqipëri, që nuk ndodh në asnjë vend, që ka 140 mijë banorë dhe ska një qendër shtetërore. Ftesa më e madhe do ishte, i ftoj qytetarët të shkojnë pa frikë pa ndroje, pasi në çdo cep ka punonjës të bashkisë që i bëjnë presion. Këtë e kemi fakt. Që u bëjnë presion në çdo cep. Këtë e kemi të prekshme. Një qen i ngordhur ka ngordhur. Dhe sot merr fund ajo që ka ndodhur. Rakpi është shembull i mirë”, tha Suli.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: