TIRANË-Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës Gjergj Bojaxhi akuzon kryeministrin Edi Rama se po u bën shantazh votuesve. Sipas Bojaxhi Rama i kërcënon votuesit me mosdhënie.

“Rama thotë se nëse fiton opozita s’ka bashkëpunim. Rama po bën një shantazh të hapur autokratik. Ai po shkel të drejtat e shoqërive demokratike. Rama duhet të heqë dorë nga shantazhi dhe të respektojë liritë e qytetarëve”- shprehet Bojaxhi. Më tej ai thekson se pushteti lokal duhet të burojë nga vullneti i popullit.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: