Kandidati i PD në listën e hapur të Qarkut të Dibrës, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar se në Njësinë Administrative Tomin, Dibër, po hidhet çakull elektoral. Ai ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga punimet që po zhvillohen në rrugë që lidh fshatrat Brezhdan dhe Zdojan.
“Unë nuk jam kundër ndërtimin të rrugëve, as PD nuk është. Madje këtë rrugë banorët e kanë merituar prej vitesh. Duhet pasi banorët e kanë shumë të vështirë lëvizjen. Dibranët nuk i blini dot me çakull apo asfalt elektoral. Ta harroni! Nga Dibranët përgjigjen do e merrni në 11 maj. Këto pamje janë bërë sot, në Njësinë Administrative Tomin, Dibër, (konkretisht rruga që lidh fshatin Brezhdan me fshatin Zdojan). Po hedhin çakull, si një tentativë për të blerë votat e banorëve. A nuk patën kohë 12 vite?”, shprehet ai.
Postimi
Dibranët nuk i blini dot me çakull apo asfalt elektoral. Ta harroni! Nga Dibranët përgjigjen do e merrni në 11 maj. Këto pamje janë bërë sot, në Njësinë Administrative Tomin, Dibër, (konkretisht rruga që lidh fshatin Brezhdan me fshatin Zdojan). Po hedhin çakull, si një tentativë për të blerë votat e banorëve. A nuk patën kohë 12 vite?
Unë nuk jam kundër ndërtimin të rrugëve, as PD nuk është. Madje këtë rrugë banorët e kanë merituar prej vitesh. Duhet pasi banorët e kanë shumë të vështirë lëvizjen.
Por të nderuar banorë, kjo është fyerje për Ju, është tallje. Po tentojnë t’iu blejnë me çakull. Sepse e dinë që ju nuk do i falni për varfërinë, abuzimet, mosmbajtjen e premtimeve për këtë rrugë e jo vetëm.
Vota juaj për Nr 1 në fletën e votimit, është vota për dinjitetin tuaj, për të ardhmen tuaj. Unë do të jem garant, që Dibra të marrë atë që meriton.
I bëj thirrje SPAK, të hetojë këtë rast, kur shteti përdoret në zgjedhje, duke shkelur ligjet dhe Kodin Zgjedhor.
(BalkanWeb)