Kandidati i PD në listat e hapura të PD në qarkun e Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Salvador Kaçaj, i ftuar në emisionin “Log” në Neës24, u shpreh se vendosja e tij në këtë listë, është besim i dhënë prej kreut të PD dhe strukturave të saj.
Kaçaj tha se nuk ka ardhur në Tiranë të marr disa vota, por të përfaqësojë me dinjitet në parlament votuesit demokratë të qarkut Tiranë.
“Në Lezhë, PD ka listë të fortë e cilësore. Ardhja ime në Tiranë është për ti dhënë vota PD. E shoh si tregues besimi nga ana e kreut të PD dhe strukturave të saj. Nuk kam ardhur për disa vota, por për të shkuar në parlament dhe për t’i përfaqësuar denjësisht”, u shpreh kandidati i PD në Tiranë, Salvador Kaçaj.
(Balkan Web)