Një tjetër kandidat në listat e Partisë Demokratike të 2017 ka refuzuar mandatin e deputetit, duke mos pranuar të hyjë në Kuvend, pas djegies së mandateve nga opozita shqiptare. Kandidati Afrim Pocesi, i gjashti në listat e kandidatëve për Qarkun e Dibrës, nuk ka pranuar ftesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’u futur në Kuvend. Ai e ka njoftuar këtë vendim vetë, përmes një mesazhi në “facebook”, ku ndër të tjera shkruan se dinjiteti as nuk blihet dhe as nuk shitet.

Reagimi i Afrim Pocestit
KANDIDOVA PËR NJË “REPUBLIKË TË RE” S’MUND TË BETOHEM PËR TË VJETRËN!! Të dashur miq Demokrat! Shumë të dashur të rinjë Demokrat! Dua të ndajë me ju refuzimin e mandatit për deputet si pjesë e listës shumemërore së Partisë Demokratike për Qarkun Dibër.

Kam qenë i bindur dhe kam mbështetur që ditën e parë vendimin e Partisë Demokratike për djegien e mandateve, akt ky i cili shënon fillimin e fundit të Tiranisë Rama.
Nuk mund të bëhem pjesë e ktij Kuvendi, produkt i deformimit të vullnetit të popullit, i dirigjuar nga Mafia që mban emrin “Qeveri”. Nuk mund të bëhem pjesë e këtij Kuvendi dhe të ulem në një sallë me deputetë me rekorde kriminale.

Nuk mund të bëhem pjesë e këtij Kuvendi ku ngrihen kartonat teksa popullit të tyre u hidhen tymuese dhe lëndë kimike. Kurësesi nuk mund të bëhem pjesë e këtij Kuvendi që punon ditë e natë për largimin e të rinjve nga vendi.

Nuk mund të bëhem pjesë e këtij Kuvendi që erdhi në pushtet me formulën e blerjes së votave dhe ku po mundohet të qëndrojë me të njëjtën formulë, me të ashtëquajturit “Deputetë të OPOZITËS”
Ndaj meqënëse mandati vjen nga populli, atëherë unë ndiej se ju kam borxh atyre që më besuan, të bëj atë që besoj se është në përputhje me interesat e tyre. Kjo qeveri krimi ka degjeruar dhe i vetmi rrëzues i saj do te jetë populli. Të gjithë të bashkuar për një Shqipëri si gjithë Europa dhe një Shqipëri pa Edi D’Ramën. RAMA IK.

Pocesti Fb
Pocesti Fb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb