VLORË- I papërfshirë në politikë dhe i zgjedhur kandidat për Bashkinë Vlorë, mjekut Dritan Leli, i është dashur që së pari të njihet me drejtuesit lokalë të Partisë Socialiste dhe anëtarë të saj. Ai për herë të parë ka qenë në selinë e partisë socialiste në këtë qytet. Takimi është bërë me dyer të mbyllura dhe kandidati Leli shmangu komentet për mediat.

Dhe pse takim me strukturat, ra në sy mungesa e prefektes Etiona Hoxha dhe kreut aktual të Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika. Nga deputetet ishte e pranishme vetëm Mira Shehu. Demokratët kanë vënë përballë Dritan Lelit inxhinierin Genci Deromema. Pretendent për bashkinë është edhe një kandidat i pavarur. Prej disa vitesh Vlora është drejtuar nga të majtët.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: