Kandidati i PS, Vangjel Tavo fiton zgjedhjet në Bashkinë e Himarës. Tavo ka marrë 5022 vota përballë rivalit të tij, Petro Gjikuria, kandidat i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, i cili ka marrë 3545 vota.
Siç paraqesin dhe shifrat e KQZ-së, nga 36 kuti, Tavo ka fituar me 58.62 % të votave.
Duke iu referuar shifrave të zgjedhjet e kaluara të 14 majit 2023, kur u shpall fitues kandidati i opozitës Fredi Beleri, në zgjedhjet e 4 gushtit votuan 803 votues më shumë, ose 3% më shumë votues. Në zgjedhjet e kaluara morën pjesë në votime 7821 qytetarë, ose 34.27% e votuesve, me Fredi Belerin që mori 3840 vota, vetëm 19 vota më shumë se rivali socialist Goro që mori Goro 3821 vota.
TE DHENAT
Janë numëruar 36 nga 36 kuti në KZAZ-në 88 të Bashkisë së Himarës. Nga numërimi kryesoi kandidati i PS, Vangjel Tavo me 5022 vota, ndërsa Petro Gjikuria ka marrë 3545 vota. Tavo arriti të fitonte me një diferencë prej 1477 votash më shumë se rivali i tij në garë.
Rezultati përfundimtar
Vangjel Tavo, 5022 vota
Petraq Gjikuria, 3545 vota
(BalkanWeb)