Ndërsa presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, po punon për të zgjedhur pjestarët e administratës së tij, njerëz të besuar afër tij thonë se një kandidat kryesor për postin e sekretarit të shtetit është edhe ish- kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani.

Ky i fundit ka përvojë si prokuror federal ndërsa është i afërt me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç dhe me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliç. Ka qënë një mbështetës i zjarrtë i fushatës së zotit Trump dhe që të dy kanë njohje të hershme.

Një tjetër kandidat për të cilin flitet se po merret në shqyrtim është John Bolton, ish ambasador në Kombet e Bashkuara, njofton VOA.

Ndërkohë, zoti Trump emëroi në postin e rëndësishëm të shefit të kabinetit, kryetarin e Partisë Republikane Reince Priebus, post ky që zakonisht është përqëndruar në hartimin e axhendës së presidentit.

Megjithatë, zgjedhja e Stepen Bannon si strateg kryesor i presidentit, ka shkaktuar kritika nga grupe të të drejtave, demokratët dhe republikanët. Zoti Bannon shihet si nacionalist i bardhë dhe para se t’i bashkohej fushatës së zotit Trump ai drejtonte faqen elektronike të ekstremit të djathtë “Breitbart”.

Duke i dalë në mbrojtje zotit Bannon, manaxheria e fushatës Kellyanne Conway e quajti atë një “takticien briliant” duke theksuar se zoti Bannon kishte shërbyer në marinën amerikane dhe kishte një dilpomë nga Universiteti i Harvardit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: