Në qershor mbahen zgjedhjet për Parlamentin Europian dhe një sipërmarrës shqiptar kandidon për eurodeputet në Itali e ai është Muharrem Salihu.

Salihu, në një intervistë në rubrikën Opinion në News 24 i ka bërë thirrje komunitretit shqiptar në Itali që të votojnë kandidaturën e tij. Ai tha se është një çast historik për shqiptarët që ata të mund të kenë një eurodeputet, ndaj duhet të shfrytëzojnë këtë çast historik.

Muharrem Salihu, kandidat për eurodeputet në Itali: Unë kam angazhime të mëdha në aspektin social dhe humanitar. Kam gjetur mundësinë dhe rastin për të kandiduar për +Europa, për shkak të rrugës që zgjedh zonja Emma Benino, e cila më ka mbështetur në këtë garë. Komuniteti shqiptar në Itali të përkrahë kandidaturën time, sepse është rast historik i papërsëritshëm. Shqiptarët do të duhet ta votojnë një shqiptar për eurodeputet, kushdo të jetë ai, pasi do ishte historike të kishin një eurodeputet.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb