Kandidatja e Partisë Socialiste në Tiranë, Julinda Dhame, ka shpalosur prioritetet e saj në fushatën për zgjedhjet parlamentare, duke vënë theksin te mbështetja për të rinjtë, sportin, mjedisin dhe turizmin.
“Unë kam në axhendën time sportin, mjedisin, turizmin dhe të rinjtë. U ofroj të gjithë të rinjve mbështetjen time,” – u shpreh Dhame.
Sipas saj, të rinjtë sot kanë nevojë për më shumë akses në start-upe, arsim profesional dhe këshillim për karrierën, duke theksuar rëndësinë e politikave konkrete dhe të prekshme për këtë grupmoshë.
Ajo shtoi se synon të çojë përpara ligjin e sponsorizimit për sportistët si dhe të rrisë hapësirat e gjelbra në qytet, duke nënvizuar se “sporti është edhe shëndet.”
(BalkanWeb)