Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” foli për kandidaten për ambasadore në Tiranë Juri Kim.

Ngjela shprehet se Kim është në një pozitë më komode sesa Lu, pasi ish-ambasadorit Donald Lu iu desh të përballej me një sistem të tërë të korrupsionit shqiptar.

Ardhja e mundshme e ambasadores së re është që ta japë garanci për zhbollikimin e reformës në drejtësi. Donald Lu ka qenë më i suksesshëm. Ajo që kandidatja tha ishte e drejtpërdrejtë. Kjo është më komode se Lu.

Kjo sepse Lu kishte kundërshtim, kishte gjithë korrupsionin shqiptar kundër. Kjo ambasadore nëse bëhet e ka më të lehtë. Nëse e ka kapacitetin e z.Lu, na e mbyll këtë histori njëherë e mirë.  Kim është me reformën, nuk është antireformë.”, deklaroi Ngjela.

 (d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb