Arben Kraja është kandidatura e parë për drejtues të Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas KLP-së, Kraja ka shprehur interesin për ketë pozicion.

Ndër të tjera KLP tha se kërkesa është e shoqëruar me vizionin për ndërtimin e SPAK. SPAK, është struktura e veçantë që do të hetojë dhe vendosë para përgjegjësisë politikanët dhe zyrtarët e lartë.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: