Janë liruar nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave prefekti i Elbasanit Gledian Llatja dhe prefekti i Shkodrës Valdrin Pjetri.

Llatja u lirua nga detyra, pas kandidimit nga Rama për kryetar të Bashkisë së Elbasanit. Ndërkaq, Pjetri po ashtu është liruar nga detyra për shkak të kandidimit për kryetar të Bashkisë Shkodër.

Qeveria shqiptare, me anë të një vendimi të marrë sot, ka emëruar prefekt të Shkodrës në vend të Pjetrit, Çesk Milljan.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb