Lisandër Hoxha, i cili kandidon në listën e hapur të koalicionit “Shqipëria madhështore” në zgjedhjet e 11 majit, me anë të një postimi shkruan se dëshiron që të jetë deputet i qytetarëve.
Hoxha shprehet se vendi që meritojmë është Shqipëria madhështore.
“Me votën tuaj, do të kontribuoj për një Shqipëri që punon për të gjithë, ku secili ka shansin të rritet dhe të realizojë ëndrrat e tij. Shqipëria që meritojmë është Shqipëria Madhështore. Ejani ta ndertojmë bashkë”, shkruan Hoxha.
Postimi i Lisandër Hoxhës:
Kandidova në listën e hapur sepse dua të jem deputeti i qytetarëve. Besoj se çdo individ ka të drejtën të ketë një përfaqësues që e kupton dhe që është gjithmonë pranë tij, jo dikush që është larg realitetit. Ky angazhim është për të ndryshuar mënyrën se si udhëhiqet ky vend, për të siguruar mundësi të barabarta dhe për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Do të luftoj për ligje të qarta dhe për zbatimin e tyre, për të krijuar një përditshmëri më të drejtë dhe me mundësi për çdo shqiptar. Ky vend mund të ecë përpara vetëm përmes institucioneve që punojnë për qytetarët, ku çdo individ ka dinjitet dhe mundësi. Me votën tuaj, do të kontribuoj për një Shqipëri që punon për të gjithë, ku secili ka shansin të rritet dhe të realizojë ëndrrat e tij. Shqipëria që meritojmë është Shqipëria Madhështore. Ejani ta ndertojmë bashkë!
(BalkanWeb)