Kryetari i Njësisë Bashkiake Nr.2 dhe përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Florian Pullazi, i ftuar në studion e News24, ka komentuar situatën politike në vend në prag të zgjedhjeve të 11 majit, duke u ndalur te vota e diasporës.

Pullazi u shpreh se opozita vazhdon të përsërisë të njëjtat akuza për procesin zgjedhor, ndërsa theksoi se angazhimi i anëtarëve të PS-së për të komunikuar me mbështetësit e tyre në diasporë nuk përbën shkelje të ligjit.

“Dymbëdhjetë vite më pas, dëgjojmë të njëjtat histori – jo vjedhja e votës, jo manipulimi, etj. Nuk është ndonjë sekret që anëtarët e PS-së të bëjnë thirrjet e veta, të merren me patronazhimin e njerëzve të tyre në diasporë. Nuk është ndonjë shkelje ligji. Janë përfaqësues të PS-së që e bëjnë këtë,” deklaroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb