Dy fëmijë kanë vjedhur vëmendjen e qytetarëve teksa kanë dhuruar shfaqje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të mbahet edhe protesta e opozitës.

Dy fëmijët me ngjyrë duket se e kanë shijuar së tepërmi muzikën e vendosur në sfond, dhe kanë lënë biçikletat për të kërcyer në ritmet e saj.

E nga ajo që shfaqet në video, duket se talenti nuk iu mungon. Padashje dy fëmijët u bënë protagonistë të ditës, megjithëse nuk duken si protestues.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb