Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se në 12 vitet e fundit bujqësia shqiptare ka pësuar rënie.

Ai ka paralajmëruar se pas 11 majit vendi ynë do të dalë nga Ballkani i Hapur ndërsa ka renditur edhe masat që do të merren në ndihmë të fermerëve.

“Made in Albania kërkon një bujqësi të zhvilluar dhe fermerë të suksesshëm. Bujqësia në 12 vite ka njohur rënie të madhe. Me firmosjen e Ballkanit të Hapur mijëra ferma kanë falimentuar. Prodhimi bujqësor e blegtoral kanë një ulje dramatike.

Programi ynë bazohet ën rritjen e madhe të prodhimit dhe mbështetjen e fermerëve.
Për arritjen e këtij qëllimi, qeveria e koalicionit të PD dhe ASHM do të subvencionojë për çdo njësi prodhimi kokë bagëti dhe fidanë të mbjellë fermerët dhe rritje për këtë qëllim i fondit për mbështetjen e fermerëve nga 5 përqind apo 31 mln që është de facto, në shifra siç është niveli i rajonit.

Dalje e menjëhershme e Shqipërisë nga Ballkani i Hapur që po rrënon prodhimin bujqësor e blegtoral dhe zbatimin e Procesit të Berlinit. Karta e ID do të jetë NIPT-i i fermerit”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb