Harry Kane u tregua i sinqertë, në konferencën për shtyp, në prag të sfidës së fundit në grup, atë përballë Sllovenisë. Anglia kryeson grupin me 4 pikë, por vijon ende të mos bindë me lojën që ka zhvilluar.

Diçka të tillë nuk mundet dot ta mbulojë as kapiteni i “Tre Luanëve”, Kane i cili u shpreh: Deri më tani, nuk kemi zhvilluar lojën që do donim të shprehnim. Duhet të përmirësohemi kur jemi në zotërim të topit dhe të përpiqemi të luajmë më lart. Nga pikëpamja perosnale, mendoj se jam në formë të mirë, theksoi Kane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: