Cristiano Ronaldo është futbollisti për t’u ndjekur shembull. Kjo është ajo që thotë sulmuesi anglez, Harry Kane në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Cristiano është pikë referimi, jo vetëm që është një nga futbollistët më të mirë ndonjëherë, por edhe standardi se sa kohë mund të luash në një nivel më të lartë. Ndihem në një vend vërtet të mirë, si fizikisht ashtu edhe mendërisht.

“Jam i sigurt se do të ketë zhurmë rreth meje, siç kishte rreth Cristianos – dhe ka ende rreth Cristianos – por për sa kohë vazhdoj të performoj dhe vazhdoj të bëj atë që di se mundem, kjo është gjithçka që mund të bësh.

“Ronaldo, Messi, Benzema, Lewandowski, pothuajse e ngritën nivelin e tyre kur arritën në mesin e të tridhjetave. Cristiano po e tregon çdo javë, sa herë që luan, sa herë që shënon, nga këndvështrimi im, ky është objektivi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb