Kryetari i PD Sali Berisha po mban një konferencë për mediat.
Ai ka komentuar deklaratën e dhënë sot nga kryeministri Edi Rama në lidhje me këshilltarin e fushatës së PD, Chris LaCivita

“E vërteta është që makthi i tij është pikërisht Chris LaCivita. Atë gjumi nuk e zë. Me Chris dhe ekipin e tij jemi në lidhje non stop, këtu dhe online. Ndaj edhe i thuaj mos i qaj hallit kalorësit se i varen këmbët. Çfarë t’i thuash më tepër atij? “, tha Berisha.

Deklarata e Ramës:
Kanë paguar lekët e dynjasë për Latifin. Magjistari i thonë. Latifi kishte kandidat atje në Amerikë, po këtu kë ka?!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb