SHBA

Administrata e Donald Trump kishte marrë një vendim të mëhershëm, që krijonte probleme të theksuara familjare për familjet nga Amerika Qendrore. Kjo sepse, fëmijët nga Amerika Qendrore nuk lejoheshin në shumë raste që të takojnë prindërit që qëndronin në SHBA, shumica në mënyrë të ligjshme.

Mirëpo, administrata e Trump tashmë ka rënë dakord të lejojë rreth 2 700 fëmijë që jetojnë në Amerikën Qendrore që të ribashkohen me prindërit e tyre në Shtetet e Bashkuara, pas një vendimi gjykate të shpallur të premten, shkruan “Reuters”.

Kjo zgjidhje erdhi, pasi gjykata ngriti padi ndaj vendimit të administratës Trump të vitit 2017. Në vendimin e administratës së Trump nuk iu lejohej fëmijëve që jetojnë në Amerikë Qendrore që të takojnë prindërit, që i kishin në SHBA.

Programi i të Miturve në Amerikën Qendrore që nisi më 2014 u lejoi prindërve që jetojnë ligjërisht në Shtetet e Bashkuara për të kërkuar statusin e refugjatëve për fëmijët e tyre që banojnë në Guatemalë, El Salvador dhe Honduras.

Shumë prej prindërve janë në Shtetet e Bashkuara nën të ashtuquajturin status të përkohshëm të mbrojtur, i cili u lejon imigrantëve nga vendet që kanë pësuar fatkeqësi natyrore, konflikte civile ose probleme të tjera për të qëndruar në Shtetet e Bashkuara.

Muajin e kaluar, gjyqtari amerikan Laurel Beeler në San Francisko urdhëroi qeverinë të rinisë programin e fëmijëve për të mundësuar takim të tyre me prindërit. Ky program ishte ndërprerë prej administratës së presidentit Trump.

Tashmë qeveria amerikane do të lejojë shumicën e fëmijëve që të takojnë prindërit në SHBA, e disa prej tyre, nëse plotësojnë kushtet, mund edhe të jetojnë me prindërit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb