TIRANË

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi tha se Meta është arrestuar nga persona të armatosur pa u prezantuar. Ai paralajmëroi se do të marrin një përgjigje të pamëshirë.

Blushi akuzoi dhe kreun e SPAK Altin Dumani, duke e cilësuar “Bin Ladeni i drejtësisë shqiptare”.

“Kemi të bëjmë me një akt terrorist. Sigurisht të menduar. Kanë tentuar ta nxjerrin me forcë nga makina, persona të armatosur, terroristë pa u prezantuar. Do të marrin një përgjigje të pamëshirë. Asnjë akuzë nuk ekziston nga ato që fabrikon kjo strukturë terroriste në media. Përgjigjen këta terroristë, me në krye këtë fëlliqësirë do ta marrin.
Kemi të bëjmë me një akt të mirëfilltë terrorist, nga Bin Ladeni i drejtësisë shqiptare Altin Dum Dumani.
Ato skena janë të pahijshme dhe sigurisht do të marrin ndëshkimin e shqiptarëve të ndershëm e patriotë”, tha Blushi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb