TIRANË

Kryeministri Edi Rama tha  në një takim me gazetarët se opozita ka vendosur të ‘vrasë veten’ politikisht me veprimin e daljes nga parlamenti.

Ai ironizoi edhe thirrjet e liderit demokrat teksa e etiketon  shefin e qeverisë si “Maduro i Ballkanit”, ndërsa tha se opozita e këtij të fundit nuk është larguar nga parlamenti siç kanë bërë opozitarët tanë.

Mes tjerash, kryeministri i vendit nuk kurseu as ironitë ndaj kryetares së LSI-së, ku tha se nuk e di se si i dalin imazhet në ‘filxhan’ se do ketë shtyrje zgjedhjesh.

“Kanë mësuar Maduron tani, por opozita e Maduros prej vërteti, jo ajo imagjinare nuk është larguar nga parlamenti. Në Egjipt  u bënë zgjedhje që u lajmëruan të mërkurën për të dielën, opozita atje u fut në zgjedhje. Këto lojëra të tyre nuk mund të imagjinohen sepse janë vetëvrasje. Ata kanë vendosur të vrasin veten politikisht. Doni që të iki qeveria, por kë doni ju kryeministër, por këto janë fantazira dhe nuk e kuptoj se si dalin edhe në filxhan”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: