Nga: ZONJA VJOLLCA
2-3 patëllxhanë mesatar
1 qepë, 2 thelpinj hudhër
4 lgj vaj ulliri
1 spc i verdhë
300 gr domate të konservuara
75 ml lëng portokalli
1 lç mjaltë, kripë, piper i zi
50 gr domate të thata
80 gr djath dhie
150 gr gjizë
1 lgj peksimadhe
Gjethe borziloku

Fillimisht presim patëllxhanët në feta për së gjati me trashësi 0.5 cm dhe i kalojmë në një tigan zgare duke i lyer me pak vaj me furçë nga të dy anët për 3-4 minuta. Ndërkohë grijmë imët qepën dhe hudhrat. Specin e pastrojmë nga farat dhe e presim në kubikë. Vendosim në zjarr një tigan me dy lugë vaj ulliri dhe kaurdisim qepën dhe hudhrën së bashku për 2 minuta. Më pas shtojmë specin dhe e kaurdisim dhe atë për 2 minuta së bashku me qepën dhe hudhrën. Shtojmë më pas domatet në kuti, lëngun e portokallit, nje lugë të vogël mjaltë, kripë dhe piper të zi dhe i lemë të ziejnë në temperaturë nën mesatare për 5 minuta. Më pas të gjithë masën e salcës së përgatitur e shtrojmë në një tavë. Në një tas bashkojmë gjizën me djathin e dhisë, domatet e thata të prera imët, disa gjethe borziloku të copëtura, 1 lugë peksimadhe, 1 lugë vaj ulliri, kripë dhe piper të zi. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe fillojmë të mbushim patëllxhanët duke vendosur në dërrasën e punës 1 fetë patëllxhan të pjekur ku vendosim në fillim të fetës 1 lugë djath me gjizë, e rrotullojmë duke e vendosur në tavën me salcë (gjithmonë mbylljen e vendosim në fund). E vendosim tavën me patëllxhanë në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta. E shërbejmë duke e pudrosur me gjethe borziloku të freskët dhe shoqëruar me bukë të thekur ose bollgur.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb