TIRANË- Kanoset vajza e deputetit të PS-së, Dashamir Peza. Lajmi bëhet i ditur nga Gazeta Panorama e cila e referohet burimeve pranë Policisë së Tiranës.

Të njëjtat burime saktësojnë se për ngjarjen ka nisur një procedim ndaj një personi të akuzuar.

Sipas policisë, shtetasi Fatmir Shuli, 45-vjec ka kanosur më datën 24 nëntor Amantia Pezën, vajzën e deputetit socialist.

“Policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë për 45 vjeçarin Shuli, i cili për motive të dobëta ka kanosur datën e 24 nëntorit Amantia Peza”- njofton policia .

Vetëm një ditë më parë u mësua se vajza e ministrit të Drejtësisë Nasip Naco ishte kanosur me armë gjatë një tentative që policia e cilësoi tentativë grabitjeje.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb