Policia e Shtetit ka ekstraduar nga Gjermania një shtetas të Kosovës, Fadil Ibishi 62 vjeç, pasi akuzohet në Shqipëri për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Dyshohet se 62-vjeçari ka kanosur një grua, duke i thënë se do i publikonte video intime nëse nuk i jepte 5000 euro. Gjithashtu, dyshohet se ky person ka ngacmuar edhe mbesën e shtetases së kanosur.
“Interpol Tirana
Ekstradohet nga Gjermania, shtetasi kosovar Fadil Ibishi, 62 vjeç, i arrestuar në Gjermani, në muajin gusht, në kuadër të operacionit policor të koduar “Partners”.
Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Shtetasi F. I. akuzohet se në vitin 2020, në Durrës, ka kanosur një shtetase, për dhënien e 5000 eurove, që të mos publikonte video intime të saj. Gjithashtu, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e kësaj shtetaseje.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Ëiesbaden/Gjermani, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi në Gjermani dhe ekstradimi i tij në Shqipëri”, njofton policia.
(Balkanweb)