TIRANE– Një 55-vjeçar bashkë me gruan e tij janë paraqitur në policinë e Tiranës ku ka denoncuar vëllain e tij për kanosje.


Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet A.S., është shpallur në kërkim, pasi akuzohet vëllain dhe nusen e këtij të fundit.


NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 26.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.S., vjeç 67, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka kanosur vëllain dhe kunatën e tij, shtetasit G.S., vjeç 55 dhe M.S., vjeçe 43, banues në Tiranë. Shtetases M.S., iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme (shtetasit G.S dhe A.S., janë të pajisur me urdhër mbrojtje). Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/ i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb