TIRANE- Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi rekomandon përmirësimin e legjislacionit penal shqiptar me qëllim shmangien e diskriminimit për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.
Në një raport që Komisioneri ka depozituar në Kuvend propozohet ndryshimi i Kodit Penal, duke kërkuar klasifikimin si vepër penale të kanosjes që iu bëhet homoseksualëve. “Pas nenit 84/a të Kodit Penal, të shtohet një nen tjetër me qëllim parashikimin si figurë të veçantë vepre penale të kanosjes për shkak të orientimit seksual dhe të identitetit gjinor të personit”, citohet propozimi i Komisionerit.
Po ashtu, raporti propozon që të riformulohen ose të shtohen nene të reja pas nenit 119/a “Shpërndarja e materialeve raciste ose ksenofobike nëpërmjet sistemit kompjuterik” dhe nenit 119/b “Fyerja me motive racizmi ose ksenofomie nëpërmjet sistemit kompjuterik” në mënyrë që të kriminalizohet shpërndarja e materialeve
nëpërmjet sistemit kompjuterik”, në mënyrë që të kriminalizohet shpërndarja e materialeve homofobike nëpërmjet sistemit kompjuterik dhe fyerja nëpërmjet sistemit kompjuterik për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor të personit.
Ekspertët e BE-së theksojnë nevojën e kryerjes së këtyre ndryshimeve dhe kanë rekomanduar që realizimi i tyre të përfshihet në Udhëzuesin për Prioritetin 5.
Ky rekomandim i Komisionerit kërkon me forcë ndalimin dhe dënimin publikisht të “gjuhës së urrejtjes” për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb