Po bën xhiron e internetit video e një pasagjeri ne avion, i cili ka mbetur i habitur kur ka parë Kanye West dhe Bianca Sensori duke udhëtuar me të njëjtin avion dhe madje në klasë ekonomike, të cilën e ka regjistruar me celularin e tij.

Të enjten, më 13 qershor, TMZ publikoi videon e TikTok të burrit që kapi mat çiftin në avion, ndërsa agjencia komentoi faktin se reperi miliona dollarësh dhe gruaja e tij “fluturuan” në klasin ekonomik.

Në klip, West kishte veshur një rrobë me “Ye” të qëndisur në gjoks dhe e kishte zënë gjumi. Pranë tij ishte gruaja e tij që mbante celularin me kokën ulur dhe shikonte ekranin. TMZ ka shkruar se çifti së fundmi është parë në restorantin e njohur Il Palagio në Firence për 2 orë javën e kaluar, ndërsa këto ditë kanë udhëtuar drejt Japonisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: