SHBA

Reperi i famshëm amerikan, Kanye West, ka folur për fillimin e lidhjes me yllin e televizionit, Kim Kardashian. Krijuesi i hitit “Stronger” kundërshtoi këshilltarët e tij kur ai filloi një romancë dashurie me yllin e “Keep Keeping Up With the Kardashians” në vitin 2012. Ata i kishin thënë që ajo është një yll televiziv dhe do të dëmtonte imazhin e tij.

Por reperi i njohur nuk donte t’ia dinte ai shprehet se ishte i dashuruar me show girl-en amerikane. Çifti, të cilët kanë fëmijët North, gjashtë, Saint, tre, Chicago, 20 muajshe, dhe Psalm, katër muaj u takuan për herë të parë në vitin 2002 kur Kim ishte martuar me Damon Thomas. Por ata nuk kishin asnjë lidhje me njëri tjetrin thjesht njiheshin.

Reperi 42-vjeçar po ashtu kujtoi “tërheqjen magnetike” të tij ndaj Kim qysh në takim të parë, “Sa herë që isha rreth saj dhe e shikoja, ndjeja një tërheqje magnetike ndaj kësaj force energjie. Ajo ishte e mirë, e pastër, e lumtur, e dashur, e guximshme, e fortë”, ka thënë më tutje West.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: