Reperi i njohur Kanye West pritet të lançojë albumin e tij më të ri.

“Yandhi” titullohet projekti i ri, ku ka shumë kenge që përfunduan kohë më parë nga reperi amerikan.

Aty spikasin bashkëpunime me 6ix9ine, XXXTentacion dhe me Ty Dolla Sign.

Kanye gjithashtu ka thënë se një prej këngëve e ka dërguar te Rihanna për t’ia realizuar refrenin.

“Yandhi” do të publikohet të shtunën mbrëma, kurse Kanye do të performojë në premierën e “SNL” me Adam Driver.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb