SHBA – Një javë pasi u shfaq në Saturday Night Live me një kapelë ku shkruhej “Make America Great Again” Kanye West ka fshirë llogaritë e tij në rrjetet sociale.


Kjo mendohet se ka ndodhur për shkak të disa kritikave që ka reperi i njohur ka marrë nga kolegë dhe fansa të tij. Ai shprehu mbështetjen për presidentin Trump dhe vizionet e tij lidhur me politikën. Fansat e gjykuan duke i komentuar negativisht dhe duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak, prandaj ka vendosur të heqë dorë për një periudhë.


Madje ai shkroi në një post që duhej shfuqizuar amandamenti i 13-të i kushtetutës i cili e quan skllavërinë krim edhe pse sqaroi me pas se kishte bërë një gabim dhe se nuk donte të thoshte atë.


Gjithsesi njerëz afër tij kanë thënë për TMZ që në fakt, mbështetja për Trump dhe ato që janë shkruar për të online nuk kanë qenë shkaku për mbylljen e rrjeteve sociale.
(BalkanWeb)