Një javë pas polemikave në rrjetet sociale ku Kanye West është kritikuar për mbështetjen e tij ndaj Donald Trump, reperi nuk ka hequr dorë nga opinionet e tij.
West ka siguruar edhe njëherë mbështetjen e tij ndaj presidentit amerikan në këngën e re.
Në këngën ‘Ye vs. The People’ në bashkëpunim me TI, reperi amerikan mbron opinionin e tij për Trump dhe insiston se po ai po lufton për popullin.
Ai mban në videoklip një foto të vetes së tij ku mban kapelen me simbolin e Donald Trump ‘Make America Great Again’ dhe thotë: “Mbajtja e kësaj kapele do ti tregojë njerëzve që ne jemi të barabartë.”
Por mbështetja e tij ndaj Trump nuk është pritur mirë nga disa fansave që e kanë konsideruar reperin si me probleme mendore.