Pavarësisht se kanë qenë të njoftuar që ditën e djeshme se nuk do të lejohen të kalojnë nga Pika e kalimit kufitar të Kapshticës, ka kamionë dhe autobusë në pritje.
Gazetarja Lorena Kodra raporton se kjo situatë ka shkaktuar pritje në mbi 2 orë, ndërsa nuk ka ndryshim nga autoritetet greke sa i përket njoftimit paraprak.
Deri në një njoftim të dytë nga pala greke do të vazhdojë ndalimi i kalimit të mjeteve të tonazhit të rëndë, kamionëve dhe autobusëve.
Nga drejtoria e kufirit dhe migracionit po komunikohet herë pas here me grekët për të zgjidhur situatën.