KORCE- Që prej ditës së djeshme në pikën kufitare të Kapshticës vijon të ketë probleme nga pala greke.

Mësohet se doganierët grekë lejojnë kalimin e emigrantëve shqiptarë që janë të pajisur me pasaporta greke dhe të vendeve të BE, ndërkohë atë që nuk kanë një të tillë u duhet të presin për orë e ndoshta ditë për të kaluar kufirin.

Deri më tani në Kapshticë nuk ka asnjë njoftim nga pala greke se kur do të rregullohet “defekti në sistemin kompjuterik” që sipas tyre është jashtë funksionit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: