SHBA

Shtatë linja të metrosë së New York-ut kanë ndaluar për rreth një orë për shkak të një gabimi në sistemin kompjuterik të premten mbrëma, duke shkaktuar kaos tek qytetarët. Metropolitan Transportation Authority ka bërë me dije që problemi nuk ka shkaktuar dëmtime permanente të mjeteve dhe nxehje të vagonëve, të cilat mbetën në pozicionin 32 gradë.

Të gjithë trenat u bllokuan për arsye sigurie në pozicionin ku ndodheshin, pavarësisht se defekti nuk ka sjellë humbje energjie. Disa ishin nga një stacion në tjetrin dhe ka qenë e nevojshme t’i lëvizje ngadalë drejt platformave për ti dhënë mundësi pasagjerëve të dilnin jashtë.

Linjat e përfshira ishin në zonën e Manhattanit, Bronx dhe Brooklyn. Defekti ndodhi teksa qyteti po përgatitet për një fundjave të nxehtë. Për këtë arsye u menduar si fillim se problemi kishte lidhje me të nxehtin, një hipotezë e përjashtuar më pas nga shoqëria e transporteve.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb