Deputetët e PD-së kanë nisur t’u bien tavolinave sapo ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka marrë sërish fjalën në Kuvend.
Reagimi erdhi pasi Spiropali provokoi deputetët e opozitës me një deklaratë për Edmond Spahon, ku kërkoi 1 minutë heshtje sikur të kishte vdekur.
Deputetët e opozitës kanë bojkotuar fjalën e saj duke i rënë tavolinave. Spiropali ironizoi deputeten Albana Vokshi ndërsa i kërkoi kryeparlamentares Nikolla të largojë punonjësit e gardës nga foltorja.
“Bjeri Albana, se i bie bukur. Të mungon Mondi nuk ke çfarë bën. Mund t’i thoni punonjësve të gardës të largohen nga këtu dhe t’i lënë deputetët aspak të nderuar në vetminë e tyre”, tha Spiropali.
Pas mbylljes së fjalës së Spiropalit, Nikolla urdhëroi largimin e gardës.