Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të ndërrojë gjyqtarët e ndeshjes Skënderbeu-Kukësi, në program për të nisur pas pak minutash në qytetin e Korçës.
Fillimisht FSHF kishte përcaktuar treshen gjykuese të përbërë nga kryesori Olsi Sokoli dhe anësorët Rejdi Avdo e Denis Rexha, por pak orë përpara sfidës, ka ardhur dhe vendimi për të ndryshuar arbitrat.
Kështu, gjyqtar i takimit do të jetë Enea Jorgji i asistuar nga Nertil Bregasi dhe Ridiger çokaj, me Jorgjin që ka shkaktuar jo pak polemika në në përballjet mes dy skuadrave dhe që para dy sezonesh ishte vendimtar në fitimin e titullit kampion nga ana e Kukësit. FSHF nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë vendim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb