Pamje të rënda dhe në të njëjtën kohë shqetësuese jan shfaqur në Lanzarote, Spanjë  pas një stuhie dy-orëshe që goditi ishullin pasditen e së shtunës. Rrugët u shndërruan në lumenj të vrullshëm, me makina të pamundura për t’u aksesuar dhe shtëpi të përmbytura.

Veçanërisht i goditur është qyteti Arrecife, në pjesën jugore të ishullit, ku banorët u përballën me një erë të keqe nga ujërat e zeza të papërpunuara për shkak të rënies së sistemit të ujërave të zeza. Probleme të ngjashme u regjistruan edhe në zonat e Taise, Costa Teguise, Guatiza dhe Nazareth.

Megjithatë, pavarësisht intensitetit të fenomenit në zona të caktuara, pjesët e tjera të Lanzarote mbetën plotësisht të thata. Pavarësisht asimetrisë së motit, autoritetet u bënë apel qytetarëve dhe vizitorëve që të shmangin udhëtimet e panevojshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb