SHBA

Washigtoni është përfshirë nga rrjeshje të dendura shiu, të cilat kanë sjellë përmbytje të mëdha. Si pasojë, rrugët janë bllokuar, po më të rrezikuara janë metrotë.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se pasagjerët kanë udhëtuar në kushte të vështira dhe të rrezikshme. Disa persona janë detyruar të braktisin makinat e tyre dhe të hipin sipër tyre. Një numër i madh banorësh kanë mbetur pa energji elektrike.

Skuadrat e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në zonat më të rrezikuara për t’i ardhur në ndihmë banorëve. Policia ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të shmangin rrugët. Rreshjet e shiut janë pakësuar në pjesën më të madhe të Washingtonit, por në disa zona vijojnë rreshjet e denduara.

Rreshjet e dendura të shiut kanë krijuar kaos në Washington. Rugët janë bllokuar, mijëra vetë kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa metrotë janë më të rrezikuarat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: