TIRANË

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi, e cila zgjodhi të betohet për këtë vend tek një notere të mërkurën në kryeqytet, ka folur sot për “News 24” dhe “BalkanWeb” duke sqaruar statusin e saj.

Gazetari  Ergys Gjençaj ka kontaktuar me Vorpsin duke e pyetur nëse ajo ndodhet aktualisht në Gjykatën Kushtetuese si këshilltare apo si anëtare e saj. Në përgjigjen e saj të shkurtër, Arta Vorpsi e thotë qartë se ajo ndodhet në këtë institutcion kyç si gjyqtare dhe jo si këshilltare.

Emri i Arta Vorpsit shkaktoi debate të forta mes KED-së dhe Presidencës, dy institucione këto, të cilat akuzojnë njëri-tjetrin për keqinterpretime ligjore në lidhje me listën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Reagimi i Vorpsit:

Pyetje: Zonja Vorpsi, sot në Gjykatën Kushtetuese, jeni me statusin e këshilltares apo të gjyqtare së Gjykatës Kushtetuese?

Arta Vorpsi: Jam në detyrë si gjyqtare.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb