Socialistët kanë mbledhur firmat për përjashtimin e deputetëve të opozitës që u përfshinë në kaosin e seancës së kaluar plenare.
Mësohet se kjo kërkesë është dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit, ndërsa nuk dihet ende numri i saktë i deputetëve për të cilët kërkohet përjashtimi.
Kujtojmë se ditën e hënë Kuvendi u përfshi në kaos, ku deputetët e opozitës zbatuan planin e tyre për prishjen e seancës. Teksa hodhën tymuese ata hodhën edhe flakadanë, ndërsa në një moment një prej ndenjëseve u përfshi nga zjarri.
(BalkanWeb)