TE FTUAR NE KENDIN E KUZHINES MIKLOVAN ZEQO DHE HUAN VOGLI

Prodhime deti (kapasanta dhe karkaleca)
Kripë
Piper te zi
Vaj ulliri

Për kremin e patates:
Patate të ziera
Qumësht
Pana
Gjalpë
Arrë moskat
Kripë
Piper

Fillimisht marinojmë kapasantën me kripë dhe piper të zi. Vendosim tiganin të nxehet mirë dhe më pas shtojmë pak vaj ulliri dhe skuqim kapasantën për pak minuta derisa ajo të marrë një ngjyrë të artë. Vendosim karkalecat të ziejnë per 3 minuta në ujë të nxehtë. Përgatisim kremin e patates duke zier fillimisht patatet për 25 minuta. Më pas në një tenxhere të vogël ngrohim pak qumësht dhe pana. E rregullojmë me kripë, piper dhe arrë moskat dhe më pas shtojmë patatet e shtypura, bashkë me një lugë gjalpë. E trazojmë mirë derisa kremi i patates të jetë homogjenizuar plotësisht. Servirim prodhimet e detit me brokoli dhe asparagë të zier, kremin e patates si dhe me salcë panxhari ose shafrani. Salcën e panxharit e përgatisim me beshamel dhe panxhar të zier, njësoj veprojmë dhe për salcën e shafranit, duke bashkuar beshamelin me pak shafran.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: