Në një kohë kur zgjedhja e Mauricio Sarrit si trajnerin e ri të Juventusit ka përçarë botën e tifozëve bardhezinj dhe ka mbushur me inat dhe mëri ata të Napolit, Fabio Kapelo nuk ka asnjë dyshim në vendimin e drejtuesve të klubit torinez për t’i besuar stolin ish-teknikut të Çelsit.


“Sarri do të bëjë një punë të mirë te Juventusi pasi do të gjejë një klub serioz dhe të organizuar. Pas shumë titujsh kampionë, natyrisht që objektivi është Champions League. Natyrisht që nuk do të jetë e lehtë sepse ka mjaft skuadra të tjera të forta dhe ambicioze”.


(Balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: