Kapen 102 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Droga u kap në një automjet në Rajo, Igumenicë. Mjeti ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër dhe po tentonte të hynte në brendësi të tokës greke.

Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 99 pako me 102 kg 590 gram marijuanë. Sipas policisë greke, mjeti ishte i marrë me qira në Greqi. Policia ka arrestuar shoferin grek 40 vjeç dhe pasagjerin shqiptar 36 vjeç, të cilit iu gjetën në trup edhe 0.2 gram kokainë.

Ky i fundit kishte hyrë ilegalisht në Greqi dhe ndaj tij kishte masë ndalimi hyrje në territorin grek. U sekuestruan edhe 2 celularë. Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 5 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.

Droge Greqi
Droge Greqi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb