KOSOVË

Ditën kur policia njoftoi gjetjen e shtetasit turk të vdekur në banesën e në Kosovë, blutë e Kosovës, sekuestruan edhe një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike. Referuar mediave kosovare, shtetasi turk, Nejdet Cesurogluu gjet i vdekur në banesën në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, më 2 dhjetor të vitit të kaluar.

“Policia e Kosovës ka kapur në orët e para të mëngjesit 113 kg heroinë në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë. Për këtë janë arrestuar katër persona, ndërsa kjo ngjarje dyshohet të jetë e lidhur me një vdekje të dyshimtë të së dielës, e cila ndodhi pikërisht në këtë vend.” Citohet nga mediat kosovare.
Nejdet Cesurogluu ka qenë i shpallur në kërkim për drogën e gjetur muaj më parë në Brenog të Hasit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb