MALTË

Autoritetet doganore në Maltë kanë bllokuar 144 kg kokainë të shtunën, sasi kjo e cila dyshohet se kishte si destinacion Shqipërinë dhe Malin e Zi. Lënda narkotike ishte fshehur në 3 kontejnerë në ‘FreePort’, ndërsa vlera e saj përllogaritet në 15.7 milionë euro.

Sipas medias “Malta Today”, dy kontejnerët e parë nga Amerika e Jugut po kalonin nëpër Maltë në rrugën e tyre drejt portit të Durrësit në Shqipëri. Ata përmbanin 20 pako kokainë secili, me peshë 48 kg dhe një vlerë monetare prej 5.4 milionë euro.

Gjithashtu theksohet se zyrtarët e Doganave gjetën edhe 80 pako kokainë me peshë 96 kg, me një vlerë prej 10.8 milionë euro me destinacion Malin e Zi.

Capture
Capture

“Droga ishte ndarë në 120 pako, me peshë totale 144 kg. Ajo u zbulua brenda njësisë së kompresorit të ftohësit në të tre kontejnerët-thanë autoritetet.

Gjatë këtij viti janë bllokuar nga autoritetet doganore mbi 750 kg kokainë me vlerë totale 83.9 milionë euro.

  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb